E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

I përplas mikrofonin kryetares së Komisionit të Ligjeve/ Gazmend Bardhi përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi

Deputeti i PD Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi.

 

Reklamë

Gjithçka ndodhi gjatë një debati në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit për projektligjin e Portit të Durrësit, ku Bardhi i ka përplasur mikrofonin kryetares së komisionit Klotilda Bushka.

 

Reklamë

Ai u ngrit nga vendi teksa debatonte me Bushkën, i rrëmbeu mikrofonin drejtueses së Komisionit dhe e hedhur në mes të tavolinës.

 

“Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar nga deputeti z. Gazmend Bardhi, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të datës 15.11.2022. Në këtë mbledhje deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar pajiset audio në sallën e mbledhjes së komisionit, si dhe keqpërdori dokumentacionin e mbledhjes, duke i hedhur shkresat e mbledhjes drejt Kryetares së Komisionit.

 

Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63 pika ç dhe neni 65/1, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 5 (pesë) ditë”, për deputetin z. Gazmend Bardhi. Vendimi hyn në fuqi më datë 18.11.2022″. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë