E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I përfshirë në plagosjen e tre grekëve, lihet në burg 33-vjeçarin shqiptar

33-vjeçari shqiptar i përfshirë në plagosjen e tre grekëve në orët e para të së shtunës, është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sot ai ka kërkuar falje para hetuesit, teksa mësohet se ka deklaruar se ka mbetur i tronditur nga sulmi gjakftohtë i shoferit të xhipit ndaj grupit të të rinjve.

Ndër të tjera ai ka treguar se ka goditur një nga grekët që e pështyu dhe para se ta kuptonte, shqiptari tjetër kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar.

“E humba, hipa në makinë dhe u largova. Kur shkova në shtëpi mora në telefon avokatin tim”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari.

Ndërkohë, ndaj drejtuesit të xhipit 37-vjeçar është lëshuar një urdhër arresti për tentativë vrasje, armëmbajtje dhe përdorimin e armës. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh