Subscribe

Emri i Nuredin Dumanit, i cili u arrestua mbrëmjen e kësaj të marte nga operacioni blic që u zhvillua në Fier nga policia dhe forcat RENEA, nuk është i panjohur për botën e krimit.

 

39-vjeçari, i cili dyshohet se është autori i përplasjes me armë sot në aksin Elbasan-Peqin, konsiderohet si një ndër personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohet si i përfshirë në disa vrasje.

 

Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill të 2020. Po ashtu, akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020.

 

Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.

 

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre.

 

Së fundmi, ai akuzohet edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *