Është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Berat nga forcat operacionale, ish shefi I Policisë Dhërmi Sokol Bode.

 

Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës sëbashku me grupin e Habilajve dhe në 22 prill të këtij viti u dënua me 12 vite burg.

 

Nga të cilat do të vuajë 8 vite.

 

Ish zyrtari i policisë së Vlorës përfitoi nga gjykimi i shkurtuar një zbritje prej katër vitesh.

 

Bode është një prej tre ish-drejtorëve të rendit për të cilët u lëshua urdhërarresti nga Prokuroria.

 

Sokol Bode u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2017 pasi iu publikuan foto në të cilat ai shfaqes së bashku me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik droge.

 

Emri i Bodes ishte në të njëjtën dosje me ish-ministrin Saimir Tahiri, por çështja ndaj tij dhe Kohilës u veçua për tu gjykuar në mungesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *