E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I pari që e pranon, efektivi i Gardës deklaron se ka përdorur “SkyECC”

Një efektiv i Gardës së Republikës ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit të përdorimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EnchroChat” se ka përdorur njërin prej tyre.

Burime pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bëjnë me dije se efektivi është në fazë të verifikimit të mënyrës si e ka përdorur dhe qëllimin e tij.

Në përfundim të hetimeve pritet të vendoset nëse do të ketë përjashtim përfundimtar nga Garda. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dyshimet e AMP-së janë edhe për plotësim të gabuar të këtij formulari dhe efektivi i Gardës të mos e ketë kuptuar qartë pyetjen. Gjithsesi, verifikimi i thelluar do të qartësojë si qëndron situata.

Punonjësi i Gardës është i pari që përmes formularit pranon të ketë përdorur një aplikacion të enkriptuar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë