E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

I paqartë fati i qeverisë në Malin e Zi/ Gegaj: Ardhja në pushtet e forcave pro serbe rrezikon rajonin

Në kushtet, kur koalicionet opozitare kanë siguruar 41 vota dhe kanë nisur bisedimet për bashkëpunim mes tyre, partia e liderit afatgjatë, Milo Gjukanvoic duket se i ka varur shpresat tek katër mandatet e shqiptarit që kryeson koalicionin “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç.

 

Reklamë

Në një intervistë për Vizion Plus, kandidati për deputet nga radhët e partisë demokratike socialiste, Nikollë Gegaj  shprehet se ardhja në pushtet e forcave pro ryse dhe atyre pro serbe rrezikon sovranitetin e vendit por do të shkaktojë trazira edhe në rajon.

 

Reklamë

Nuk është tragjedi të ndërrohet pushteti pas 30 viteve thotë Nikollë Gegaj, por tragjedi do të ishte realizimi i planit nacionalist serb.

 

Gegaj shprehet i bindur për mbështetjen tradicionale të partive shqiptare dhe vlerëson se dy mandatet e fituara në parlament, do të kenë ndikimin e nevojshëm  për të mbrojtur kursin pro europian të Malit të Zi.

 

Procesi i ankimimit të votave pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi nuk solli asnjë surprizë në lëkundjen e mandatit të 41 që mund të ndryshonte kursin e pushtetit. Në një qendër votimi në Petnjica do të rivotohet ditën e enjte ndërsa rezultati zyrtar i zgjedhjeve pritet më 14 shtator.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë