E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në lagjen Laprakë te pallatet malajziane ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj, me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit.

Policia e Shtetit informon se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj, dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Reklamë

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Si ndodhi konflikti

Siç raportohet, përplasja ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të policisë të largonte automjetin e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati verbal mes palëve është përshkallëzuar, deri në momentin kur polici dyshohet se ka nxjerrë armën e shërbimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin e tensionuar, ku efektivi shfaqet duke e drejtuar armën ndaj një të riu, ndërsa në vendngjarje ndodheshin edhe persona të tjerë, përfshirë dy gra.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.vijojnë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë