Vëmendja sot është fokusuar te votimi në Kuvend i raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra. Këshilltari i Presidentit, Ilir Kulla ka shpërndarë në rrjetet sociale bisedën që dikush ka realizuar me kreun e Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Selam Jenisheri.

 

Ndërsa i dërgon një foto “live” nga Kuvendi, Jenisheri aprovon se do të votojë pro shkarkimit të Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Qëndrimi i Jenisherit ka shkaktuar reagimin e Kullës, i cili nuk ka hezituar të bëjë ironi.

 

“Kur te voton per shkarkim nje si puna e ketij rrushit ketu atehere eshte momenti kur me shume se kurre kupton qe ke qene ne anen e duhur te histories”, shkruan Kulla.

 

Për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta nga detyra duhet të votojnë të paktën 94 deputetë. Mirëpo, fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *