Teksa temperaturat janë mbi 30 gradë, shumë njerëz do ta gjejnë veten duke luftuar me nxehtësinë. Disa do të ndihen të djersitur, ndërsa të tjerë mund të skuqen.

Në mënyrë specifike meshkujt mund të përjetojnë një ndryshim interesant gjatë valës së të nxehtit. Disa burra më parë kanë pohuar se kanë përjetuar një fenomen të njohur si “penis veror”.

Kjo do të thotë që disa meshkuj kanë penis më të madh gjatë verës. Urologu me qendër në Orlando, Jamin Brahmbhatt shpjegoi fenomenin.

Ai konfirmoi që temperaturat mund të shkaktojnë një ndryshim, por tha se nuk është e vërtetë që penisi rritet.

“Verë ose dimër, madhësia e penisit tuaj mbetet e njëjtë. Kur është ftohtë jashtë, trupi juaj përpiqet të ruajë nxehtësinë e brendshme dhe për këtë arsye gjërat mund të duket sikur janë më të kontraktuara. Kur është nxehtë jashtë, trupi juaj përpiqet të avullojë nxehtësinë përmes djersës. Gjithashtu, ju mund të merrni më shumë ujë, gjë që mund të kombinohet me djersitje dhe të duket sikur trupi juaj ose lëkura është fryrë. Kjo mund t’ju japë perceptimin se gjërat janë më të mëdha.”

Kështu që penisi juaj nuk po rritet, e vetmja gjë që ndryshon kur është nxehtë është mënyra se si ju duket.

Dr Dudley Danoff gjithashtu ka teorinë e tij mbi penisin veror. Ai pretendon se ka të bëjë me zgjerimin e enëve të gjakut.

Eksperti thotë se temperaturat e nxehta mund të bëjnë që enët e gjakut të bymehen deri në kufirin e tyre dhe të mbushen “deri në maksimum” me gjak, duke bërë që një penis të duket më i madh.

“Ka një arsye pse njerëzit nuk e bëjnë muajin e mjaltit në Polin e Veriut. Ata shkojnë në Hawaii. Ka një arsye pse një vaskë e nxehtë është tërheqëse për romancën”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *