Zjarret që kanë përfshirë Europën nuk po ndalen, kritike paraqitet situata në Spanjë teksa përveç autoriteteve janë edhe qytetarët ata të cilët po ndihmojnë në neuralizimin e zjarreve.

 

Një fermer në Spanjë i cili po tentonte të hapte me eskavatorin e tij disa llogore për të frenuar flakët është përfshirë nga vorbulla e tyre.

 

Burri duket teksa vrapon për tu shpetuar flakeve ndërsa rrobat e tij janë djegur plotësisht, më pas autoritetet thane se ai ishte dërguar me helkopter ne spital për shkak te djegjeve te shumta ne trup.

 

Në Gadishull më shumë se 70,000 hektarë janë shkatërruar për shkak të zjarreve këtë vit, tha të hënën kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

 

Zjarri detyroi gjithashtu kompaninë shtetërore të hekurudhave të pezullojë shërbimin midis Madridit dhe Galicia.

 

Si shkak i thatësirës Franca dhe Spanja po përballen me zjarre te egra të cilat kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje, kurse në Britania e Madhe po përballet me të nxehtin ekstrem. Në Francë zjarri është përhapur në 27,000 hektarë në rajoni Gironde, duke detyruar 32,000 njerëz të evakuohen teksa temperaturat shënojnë 43 gradë.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar temperaturat po shënojnë rekorde për të tretën ditë me radhë, ndërsa autoritetet raportojnë se ato mund të rriten ende, ndërkohë këshillohen qytetarët të shmangin daljet dhe të qendrojnë te dehidratuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *