Europa po përjeton një situatë aspak të zakontë për muajin qershor ndërsa po përballet me temperatura shumë të larta.

Në Francë kjo e premte ka shënuar një rekord të ri. meteorologët sqarojnë se termometri në disa zona ka shënuar 45 gradë celcius por gjendja është alarmante pasi lagështia në ajër beri që i nxehti të ndihet edhe më shumë.

Temperaturat nuk do të bien as gjatë natës duke qëndruar mbi 20 gradë Celcius në shumë rajone. Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se këto kushte ekstreme të motit ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta si pasojë e ngrohjes globale. Ministria e shëndetësisë ka marrë masat për t’iu përgjgigjur cdo lloj emergjence.

Situata paraqitet edhe më kaotike në Spanjë pasi qindra hektarë pyje janë djegur. Autoritetet vendase kanë deklaruar se kjo është situata më kritike që ka parë vendi në 20 vitet e fundit. Temperaturat pritet të arrijnë 42 gradë.

Në qytetin italian të Milanos, një burrë 72-vjeçar i pastrehë u gjet i vdekur në stacionin kryesor të trenit.

Edhe Gjermania, Zvicra e Belgjika janë në gjendje emergjence. Autoritetet sqarojnë se kanë marrë masat për t’iu përgjgigjur shtresave më të rrezikuara.

Qindra shkolla janë mbyllur, janë shtuar mjetet për ajrin e kondicionuar si dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Ky fenomen po krahasohet me atë të vitit 2003, kur temperatura maksimale arriti në 44.1C më 12 gusht, duke shkaktuar 20 mijë viktima në të gjithë kontinentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *