Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në një stacion treni në Japoninë lindore, ka raportuar policia vendase sot. Një 72-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi xhaketën e tij është ngecur në një shkallë lëvizëse.

Stafi i Stacionit JR Mito gjeti Mamoru Suzuki,  banues në Hitachi, i rrëzuar, por ende i vetëdijshëm rreth orës 21:00 të së martës, me pjesën e pasme të xhaketës së tij të bllokuar në parmakun e shkallëve lëvizëse, sipas policisë lokale.

Suzuki më vonë ra pa ndjenja dhe u konfirmua i vdekur në spitalin ku ishte transportuar. Shkaku i vdekjes së tij mbetet i paqartë dhe policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë të stacionit.

Ai u gjet pranë daljes së shkallëve lëvizëse, e cila lidh platformën e stacionit me zonën e portës së biletave./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *