Ditët e para të pushimeve nuk kanë shkuar aspak mirë për kapitenin e Manchester United.

Pas eleminimit nga gjysmëfinalet e Uefa Europa League, Harry Maguire është arrestuar nga policia.

Qëndërmbrojtësi kishte shkuar në ishullin e shumëkërkuar Mykonos për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

Sipas mediave angleze, mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, Harry Maguire është përfshirë në një sherr masiv mes anglezeve me grushta dhe sende te forta, jashtë një bari në Mykonos.

Mediat greke kanë publikuar edhe video gjatë momentit të sherrit.

Maguire ishte së bashku me shokë të tjerë të skuadrës kur u përfshinë në një sherr me një grup tjetër turistësh anglezë në ishullin grek. 

Ylli i Manchester United, Hu përlesh me britanikët në Mykonos, pasi pa motrën e tij të vogël të plagosur me thikë në krah.

Jo vetëm kaq por Maguire ka reaguar shumë keq edhe ndaj forcave te rendit që mbërritën në vendngjarje duke i kundershtuar ata fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *