E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

I moshuari-Ramës: Ai që s’të voton ty, mos i bëftë hajër vaksina

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të mërkurë vijimin e procesit të vaksinimit në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Teksa iu uroi shëndet të plotë të moshuarve, një prej profesionistëve ka shprehur mbështetjen për kryeministrin, duke thënë se “ai që nuk e voton, mos i bëftë hajër vaksina”.

Reklamë

Rama iu përgjigj duke e korrigjuar. Ai tha që mos të shprehej në atë lloj mënyre, pasi vota nuk ka lidhje me vaksinën.

Në ditën e katërt të vaksinën, ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se javën tjetër do të mbërrijnë 7 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë