Një i moshuar nga Shkodra ja doli të mposhtë virusin Sars-Cov-2, edhe pse ju desh të kalonte më shumë se një muaj i shtruar në spital. Lajmin për shërimin e tij e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo tha se 76-vjeçari është kthyer pranë familjes së tij.

 

“Pas 40 ditësh të vështira në spital në luftë me virusin e rrezikshëm, 76 vjeçari nga Shkodra u rikthye sot pranë familjes, pasi e ka mundur sëmundjen, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit mjekësor ✅  Mos e ulni vigjilencën👉🏼 të zbatojmë rregullat 🤜#COVID19🤛”

 

Këtë të hënë në Shqipëri u shëruan 80 persona të infektuar. Deri tani, në vendin tonë janë rikuperuar 6.186 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *