Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për një ish-punonjës të Postës Shqiptare. Ky i fundit akuzohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash.

Sipas policisë, punonjësi me iniciale R. G., ka përvetësuar një shumë parash, pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike)”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *