Avokati Lavdosh Shehu ka apeluar vendimin e ‘arrestit me burg’ në Gjykatën e Apelit duke kërkuar lehtësim të masës përmes garancisë pasurore.

Shehu akuzohet se i kishte marrë 5000 euro familjes së një dënuari në Itali, dhe kërkonte edhe 7000 të tjera pasi premtonte se përmes korruptimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë do të bënte të mundur ekstradimin nga vendi fqinj.  Avokati kishte kërkuar 12 mijë euro për të dënuarin Fatos Hyseni, i cili është në burg për vrasje të bërë në vitin 1998.

Në ankimim thuhet se Shehu, nuk ka takuar apo nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar apo punonjës në Ministrinë e Drejtësisë dhe se të gjitha komunikimet, i ka kryer nëpermjet emailit. Gjithashtu në ankimim thuhet se për 5000 mijë eurot që avokati i ka marrë shtetases Shqipe Hyseni, për punën e transferimit të djalit të saj, ai i ka kthyer asaj një shumë prej 900 eurosh. Ndërsa për 4100 euro ai ka lëshuar edhe faturë tatimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *