Kronikë
I morën 50 mijë lekë me dhunë një personi, dy gra të arrestuara në Shkodër

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohen për dhunë dhe kanosje.
Reklamë
Në kuadër të operacionit të koduar “Truma” janë ndaluar E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë dhe M. B. 46 vjeçe.
“Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




