Mbrëmjen e sotme një 16-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina në liqenin e Ohrit në Pogradec.

 

I mituri ka marrë ndihmën mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

 

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *