E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I mituri që përplasi ambulanca po priste të kalonte kufirin me prindërit në Kakavijë

Kalvari te pritjes në pikën kufitare të Kakavijës iu shtua edhe nje tragjedi e rende. Nje femije i mitur nga Lezha u perplas per vdekje nga nje ambulance e cile levizte me shpejtesi ne krahun tjeter te rruges.

Aksidenti fatal u regjistrua ne aferi te fshatit Bularat ku vargu i makinave ne pritje eshte disa kilometra. Femija i moshes 10 vjec ishte se bashku me prindrit ne pritje per te kaluar kufirin kur u perplas nga abulanca.

Reklamë

Stafi mjekesor po transportonte nje grua nga Kakavija drejt siptalit te gjirokastres e cila kishte shfaqur problem shendetsore per shkak te qendrimit te gjate ne radhe. 

Dyshohet se I mituri ishte shkeputur nga prinderit dhe i preu rrugen mjetit.Perplasja ishte shume e forte dhe per pasoje 10 vjecari gjeti vdekjen e menjehershme. Qytetarët treguan të tronditur se mjeti po lëvizte me shpejtësi te larte ne krahun e kundert te rruges.

Vazhdo të lexosh

Reklamë