E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I mituri godet me thikë 49-vjeçarin në Gjirokastër

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet se ka goditur me thikë një 49-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë