E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

I mituri 15-vjeçar rrëzohet nga ashensori

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në Shkozet të Durrësit, ku një 15-vjeçar ra nga një ashensor dhe humbi jetën. I mituri ra nga një lartësi prej 6 metrash nga pranë një firme këpucësh, që gjendet në zonën e Shkozetit. 15-vjeçari priste nënën e tij dhe kureshtja e çoi drejt ashensorit, i cili shërbente për transport mallrash. Në ktë moment, një punonjës i firmës ka shkuar për t’i shpëtuar jetën, por ata janë rrëzuar që të dy në gropën e ashensorit. Për pasojë, 15-vjeçari humbi jetën, ndërsa punonjësi i firmës ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes, e cila është cilësuar si aksidentale.

Më shumë video

Reklamë