E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“I mbingarkuar nga pandemia”/ Ministri i Shëndetësisë në Austri jep dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen, me argumentin se nuk ishte më i gatshëm dhe aq i aftë për të vazhduar punën.

 

Reklamë

Ai tha se nuk mund të vazhdonte më punën, të cilën e konsideroi të lodhshme, për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore personale të shkaktuara nga mbingarkesa.

 

“Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober.

 

60-vjeçari u shpreh se si pasojë e mbingarkesës, nuk ishte ndjerë “plotësisht i aftë” prej disa javë. Sakaq, mjekët e këshilluan atë të bënte një pushim.

 

Austria ishte një nga vendet e para në Evropën Perëndimore që urdhëroi përdorimin e maskave vitin e kaluar dhe ishte e gatshme që të lehtësonte sa më shpejt bllokimin e saj të parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë