E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Kronikë

I la plumbin në derë vëllait, arrestohet një person në Pogradec

Një person është arrestuar në Pogradec, pasi ka kanosur vëllanë e tij duke i lënë një fishek te dera.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë