Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë renditur një sërë akuzash me të cilat argumentojnë vendimin për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit e quan Berishën një njeri të korruptuar, që përdori pushtetin në favor të pasurimit të tij dhe aleatëve të tij politikë. Sipas DASH, ish-kryeministri ka treguar me deklaratat e tij se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur veten.

 

“Në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.”

 

Lajmin për shpalljen të padëshirueshëm të Sali Berishës e dha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në “Tëitter”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *