E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I kontrolluan banesën, Lul Berisha shkon tek Shërbimi i Provës

Në një kohë që mbrëmjen e së dieles u bë zhurme e madhe, gjoja për një aksion të policisë në Durrës për shoqërimin e Lul Berishës, ky i fundit është shfaqur në public këtë të martë.

Ai është paraqitur para Shërbimit të Provës në Durrës, si pjesë e procedurës për pjesën e mbetur të dënimit që ai duhet të kryeje në këtë forme pas daljes në liri me kusht në vitin 2016.

Ndërkohe të dielen ai nuk kishte qënë në banesën e tij në Durrës gjatë kontrollit që iu bë banesës së tij në kuadër të operacionit të madh antidroge “Vol-Vo 4”.

Motra e tij tha se Berisha ishte në Gjermani gjatë ditëve që ishte bërë ky kontroll.

Reklamë

Organi i akuzës pati dyshime se Lul Berisha mund të jete qënë i përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të narkotikeve të grupit “Avdylaj” dhe heroinës së gjetur në Has, dhe prandaj në banesëne tij u bë control.

Megjithatë deri tani Berisha nuk është në mesin e të arrestuarve për këtë operacion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë