Një shqiptar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në qendër të Selanikut.

Bëhet fjalë për një shqiptar 41 vjeç, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër-arresti nga hetuesi Selanik që nga viti 2018.

Nga kontrolli në shtëpinë e tij u zbulua një revole e fshehur me kujdes dhe gjithsej 15 plumba.

Personi i arrestuar pritet të dërgohet te prokurori kompetent për ekzekutimin e urdhrit të arrestit dhe më pas i dërgohet hetuesit kompetent. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *