E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I kërkoi divorcin/ Acarohet shqiptari në Greqi, plagos me thikë gruan

Një 47-vjeçar nga Shqipëria, që jeton në Rodos të Greqisë, nuk e pranoi dot kërkesën e gruas së tij për divorc.

 

Ai e sulmoi me thikë bashkëshorten 36-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

 

Reklamë

Sipas asaj që fqinjët dëshmuan në polici, një debat i ashpër shpërtheu në shtëpi mes çiftit në mesnatë.

 

36-vjeçarja thërriti për ndihmë, ndërsa shqiptari e qëlloi me thikë në qafë, bark dhe krahë.

 

Ajo u transportua menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse autori i arrestua.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë