E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“I kam kërkuar Berishës privatisht të rikthehet në PD”

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se edhe mund të rikthehet në krye të PD. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, ai u përgjigj “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke e lënë të hapur si mundësi.

 

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, lidhur me këtë deklaratë u shpreh se e lexon si një pakënaqësi të Berishës me drejtimin e partisë. Harxhi po ashtu deklaroi se edhe në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehet të marrë drejtimin e partisë.

 

“Unë i kam kërkuar z.Berisha privatisht, në 2017-ën që ai të rikthehej. Kam qenë edhe publike në deklaratat e mia për rikthimin e tij në PD që ta ringrinte edhe njëherë sepse po shihja mënyrën se si po qeverisej partia. Dhe ai gjithmonë më thoshte që unë e kam mbyllur. Jam larguar dhe nuk marr vendime, por ju vazhdoni luftën brenda institucioneve dhe forumeve të partisë. Dhe unë këtë bëra. Mbrëmë mesazhi i tij ishte shumë i qartë për mua, që ai është i pakënaqur me drejtimin e partisë. Për këtë arsye ai është i gatshëm që të bëjë dhe një sakrificë të tillë që të shkelë mbi ato parime që ai ka vendosur para disa kohësh, që është largimi nga skena politike nga drejtimi i partisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë