E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

I jepet lamtumira Fadil Vokrrit

Është përcjellë për në banesën e fundit legjenda e futbollit kosovar, dhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Qindra qytetarë, por edhe figura të larta të politikës së Kosovës u mblodhën në varrezat e qytetit të Prishtinës në nderim të legjendës së futbollit, pas mbajtjes së homazheve ne hollin e kuvendit.

 

Sipas mediave të vendit fqinj në homazhe kanë marrë pjesë edhe zyrtarë serbë të futbollit.

 

Reklamë

Deputetë të Kosovës kanë nderuar kryetarin e ndjerë duke mbajtur edhe një mbledhje përkujtimore. Të pranishëm ishin edhe kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, përfaqësues të FIFA-s, etj.

 

Duke folur për rolin që kishte Vokrri për sportin kosovar, kryeministri Haradinaj u shpreh se Fadili mbetet krenari e sportit në kohëra jo të lehta për popullin e Kosovës edhe para viteve të 90.

 

Legjenda kosovare e futbollit ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 57-vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë