E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

I jepet lamtumira e fundit legjendes se Tiranes, Skender Hyka

Familjaret, miqtë dhe te afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit Skender Hykës i cili u nda nga jeta në moshën 74 vjec.

Legjenda e Tiranës dhe kombëtares u nda nga jeta pasi vuante prej kohësh nga një semundje e rëndë.

Nisur nga emri I tij I madh dhe kontributi I shquar për klubin bardheblu dhe ngjyreat kuqezi u organizuan homazhe në stadiumin “Selman Stërmasi” në nderim të ish sulmuesit të shquar.

Të pranishëm ishin ish futbollistë, trajnere, gjyqtarë, njërëz nga bota e artit, kulturës, shoqërisë civile dhe politikës. Në homazhe nuk mund të mungonin edhe drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit me në krye Armando Duken.

Reklamë

Skender Hyka përvec kontributit në fushë, ka qënë zyrtar I klubit Tirana për shumë vite dhe pas viteve 90 ka qënë sekretar I federatës shqiptare të futbollit dhe me pas shumë vite si anëtar I komitetit ekzekutiv.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë