Subscribe

Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut është përcjellë për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.

 

Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i kanë dhënë lamtumirën e fundit nëntetares që vdiq në krye të detyrës.

 

Arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi që mban trupin e Dëshmores së Atdheut iu drejtua monumentit “Nënë Shqipëri”.

 

Pjesë e homazheve në nder të nëntetares Zarife ka qenë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Kryetari i PD, Lulzim Basha.

 

Zarife Hasanaj ndërroi jetë në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *