E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I infektuar me COVID-19/ Boris Johnson dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është dërguar të dielën në spital. Sipas BBC, shtrimi i tij në spital erdhi pas simptomave të vazhdueshme të koronavirusit që kishte.

 

Sipas zëdhënëses së tij, dërgimi në spital e ka këshilluar vetë mjeku i kryeministrit për të parandaluar një përkeqësim të mundshëm të gjendjes shëndetësore. Nga ana tjetër, ajo i bëri thirrje qytetarëve britanikë që të vijojnë të zbatojnë masat.

 

Reklamë

“Kryeministri falënderon stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi.”

 

Boris Johnson u konfirmua pozitiv me COVID-19 në datën 27 mars, ndërsa më pas u dha lajmi edhe e fejuara e tij Carrie Symons është infektuar. Ajo pret edhe një fëmijë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë