Subscribe

Qeveria i ka hapur rrugë krijimit të bursës shqiptare të energjisë, e cila parashikohet të jetë gati vitin e ardhshëm.

 

Disa ndryshime ligjore që po i bëhen ligjit për energjinë elektrike do të mundësojnë krijimin e të parës bursë, në të cilën do të kryhen të gjitha transaksionet e energjisë,  në mënyrë më të organizuar dhe transparente.

 

Dy kompanitë aksionere pritet të jenë operatori i transmetimit shqiptar dhe ai i Kosovës.

 

Blerja e energjisë nëpërmjet bursës do të shmangë edhe debatet e përhershme lidhur me çmimin e lartë apo favorizimin e kompanive tregtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *