Subscribe

Një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike u shkatërrua në Mat nga policia këtë të premte.

 

14 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim. Mes të ndaluarve është dhe koka i grupit 55-vjeçari, Gëzim Koleci, i cili mbante njëherësh detyrën e kryetarit të fshatit Lam I Madh.

 

Për shkak të lidhjeve familjare dhe fisnore me të ndaluarti e tjerë, Gëzim Koleci organizonte të gjithë punën. Ai merrej me identifikimin e zonave ku do të kultivohej kanabisi e më pas me përpunimin dhe gjetjen e tregut për shitje. Ndërsa transport ii lëndës narkotike bëhej nga djemtë e 55-vjeçarit, Vilson dhe Gestian Koleci. Të dy këta të fundit të dënuar me “arrest shtëpie” pasi  u kapën në vitin 2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, me 6.8 kilogramë marijuanë.

 

Operacioni i koduar “KEPI I VOZAJVE” u zhvillua nga policia e dibrës dhe ajo e shtetit nën drejtimin e prokurorisë së Matit.  Hetimet për rastin nisën në vitin 2019 dhe u ndoqën metoda speciale nga ana e agjentëve të antidrogës.

 

SKENDER HITA

DREJTOR I DREJTORISE SE POLICISE, DIBER

 

Eshtë arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirëorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike.

 

Në total policia asgjesoi  532 bimë narkotike ndërsa konstatoi 3633 të tjera në proces tharje. Gjithashtu u sekuestrua një automatik, një armë gjahu teke pa leje dhe municion luftarak si dhe 13 telefona celular që përdoreshin nga pjestarët e grupit kriminal.

 

Ta ndaluarit akuzohen per kultivim dhe trafikim tw kabanisit si dhe armwmbajtje pa leje.

 

TE ARRESTUAR

 

  1. Gëzim Koleci,
  2. Mehmet Koleci
  3. Idajet Koleci
  4. Albert Koleci
  5. Vilson Koleci
  6. Gestian Koleci
  7. Lezan Koleci
  8. Agim Koleci
  9. Besmir Koleci
  10. Afrim Haspepa
  11. Fatjon Doda
  12. Lezan Koleci
  13. Rasim Xheçuka
  14. Gazmir Xheçuka

 

NE KERKIM

 

  1. Baftjar Xheçuka

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *