E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I gjendet 1.1 kg kanabis, kapet tregtari i drogës në Tiranë

Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi njihej si tregtar droge në Tiranë.

 

Reklamë

Ndalimi i shtetasit E.M. është bërë në kuadër të operacionit të koduar “DISTRIBUTORI”, mbrëmjen e së hënës në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa po tregtonte lëndë narkotike kanabis sativa.

 

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga 29-vjeçari, policia raporton se gjeti tri qese me kanabis, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe një 23-vjeçar me iniciale L.I., banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë