Kronikë
I gjenden 14 kallëpe tritoli në banesë, arrestohet i riu nga Kamza

Një 22 vjecar është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Reklamë
Fatjon Leka banues në lagjen “Fushë Arrëz”, Kamëz u kap ne flagrancë nga forcat e rendit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




