E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“I gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik”/ Rama pranon kërkesën e Metës dhe Bashës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ftesës së presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha që hapja e listave dhe çështja e koalicioneve parazgjedhore të diskutohet në Këshillin Politik.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSI për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë.

“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë! PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSI për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë