E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“I fusin një fejesë me COVID”/ Rama për opozitën: Kanë treguar se ka gjithmonë më keq

Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën nga Kavaja, për fushatën e saj elektorale.

 

Reklamë

Rama deklaroi se ata po bëjnë infektim masiv me grumbullimet e qytetarëve.

 

Reklamë

Për kreun e qeverisë, nëse opozitarët vijnë në pushtet, gjërat do të shkojnë më keq.

 

“Mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin. Uroj që të mos i kapë Covidi. Rrinë tapë në 30 vjet. Luftojmë komunizmin thonë, sesi luftohet komunizmi, duke përqafuar me Covidin, vetëm këta e dinë. Franca do mbyllet prapë, janë lemerisur vendet më të zhvilluara nga koronavirusi. Përpara karrigeve, është shëndeti i të gjithëve. Ne kemi nisur vaksinimin masiv. Ata që duan të vijnë në pushtet, bëjnë infektim masiv. Ata kanë treguar se me ta ka gjithmonë më keq. Kanë tetë vjet që vetëm helmojnë e shkatërrojnë. Këta janë me fatkeqësinë, s’janë me shqiptarët. Fantazma e Saliut ka ngelur këtu, vazhdojnë akoma votojnë fantazmë. Për çfarë ka ardhur Peço Vasili, janë dy doktorë që janë njësoj si virusi. Këta helmojnë përditë. Këta dy sharlatanë thonë se vaksinat janë të skaduara.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë