E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

I ftohti siberian “mbërthen” vendin/ Si parashikohet të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

 

Reklamë

Në këtë mënyrë; për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.

 

Po ashtu era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë