Subscribe

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve që kanë shkuar deri në minus 5.5 gradë Celcius kanë dëmtuar në masën 70% kumbullën dhe qershinë në fshatin Dvoran të Korçës.

 

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Dilaver Mera, agronom, i cili tha se temperaturat e ulëta janë shënuar më 13 prill, në orët e para të mëngjesit. Për rrjedhojë, janë dëmtuar në maksimum kumbulla dhe qershia, drufrutorë të cilët janë në lulëzim, ndërsa nuk ka dëmtime tek molla.

 

Në fushën e Korçës janë të vendosura gjashtë pajisje Prognozë-Sinjalizimi, por vetëm dy prej tyre janë funksionale. Sipas agropërpunuesit Jorgo Braholli këto qendra sinjalizimi u shërbejnë fermerëve për të mësuar në kohë për lagështirën dhe temperaturat. Në bazë të këtyre të dhënave, fermerët janë në gjendje të kryejnë në kohën e duhur të gjitha shërbimet për drufrutorët.

 

Vitet e fundit, në Dvoran dhe jo vetëm, janë shtuar së tepërmi sipërfaqet e qershisë dhe kumbullës, aq sa, sipas fermerëve, kanë arritur sipërfaqet e mbjella me mollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *