Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, duke ndarë një episod nga përditshmëria e tij, tha se shalqini vendas po bëhet gati për të dalë në treg.
Braçe tregoi në “Facebook” se para disa ditësh kishte blerë një shalqi në treg, por shtoi se nuk ishte prodhim i vendit.
Sipas tij, shalqini i parë i prodhuar nga bujqit në Divjakë është marrë këtë të dielë nga toka.
“KY ËSHTË SHALQINI YNË I PARË! KUSH MBOLLI E KULTIVOI SHALQI NË SERA, TANI PO VJEL! Të premte, kërkova e mora në treg shalqi; Nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga një vend fqinj me ne, këtu afër. Ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije-as sheqeri, i fortë e me fara të bardha. Po ua them troç; AS I AFROHEJ SHALQINIT TË PRODHUAR NGA BUJQIT NË DIVJAKE, LUSHNJË! Shalqini ynë është ky! Ai më i sulmuari, më i shari e më i çuari dëm nga vetë media apo palaço vendas! Besoj, java tjetër na nxjerr në eksport për të vijuar fort me të!”
Zëvendëskryeministri dha një përgjigje edhe për kritikuesit pse ai merret me bujqit dhe prodhimet e tyre. Erjon Braçe tha se këtë gjë do të vijojë ta bëjë, ndërsa për kritikët këshilloi të bëjnë pazar dhe të hanë shalqi vendi.