Subscribe

Dhorkë Lulani, fqinja e dy viktimave në Korçë ka treguar kontaktin e fundit që kishte me 54-vjeçaren Ornela Vangjeli.

Sipas fqinjës, Ornela e kishte marrë në telefon ditën e shtunë dhe i kishte kërkuar të shihte nëse e kishte kyçur derën e banesës, pasi ajo ndodhej në spital me nënën.

Lexo edhe :

Related Posts

Lulani shton më tej se pas asaj telefonate, nuk ka parë asnjë njeri dhe nuk ka komunikuar me Ornelën, të cilën dje dhe sot i kishin ardhur edhe kolegët në shtëpi, pasi nuk u ishte përgjigjur në telefon.

Me Ornelën kam komunikuar të shtunë, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.

Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.

U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Unë mora në telefon edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë.

Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta“, tha Dhorkë Lulani./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *