E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dhunoi nënën, rumuni tenton të vrasë shqiptarin në një klub nate në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga një rumun në Torino të Italisë. Për pasojë, ky i fundit përfundoi në pranga për vrasje të mbetur në tentativë.

Mësohet se konflikti ka nisur në “Tranquila Club”, për shkak se shqiptari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar të ëmën e 26-vjeçarit, duke e goditur me grusht, pasi refuzoi t’i shërbente pijen që kishte porositur.

Në këtë moment, ndërhyn djali i gruas, i cili e nxjerr shqiptarin jashtë klubit të natës, duke e bërë për spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë