Liverpool arriti të mposhtë Chelsean në finale e Superkupës së Europës me penallti me rezultatin 5 me 4.

 

Finale ku tekniku Jurgen Klopp I besoi portën ish-portierit të West Ham, Adrian e jo brazilianit Alisson I cili u dëmtua gjatë ndeshjes me Norwich.

 

Madje tekniku gjerman në fund të takimit nuk I kurseu as helozhet në drejtim të portierit të cilin e krahasoi me Rocky Balboan me pritjen e penalltisë që bëri në fund të takimit.

 

“Çfarë histori – Adrian! Si Rocky!”, tha Klopp për BT Sport duke iu referuar pjesës së filmit ku boksieri pas 15 raundesh arrin që të mposhtë Apollo Creed dhe thërret emrin e të dashurës së tij Adriana.

 

“Nuk e di se ku ai ishte dy javë më parë kur po luanim Manchester Cityn. Kur i fola për herë të parë, ishte e qartë se do të merrte kohë që të bëhej i aftë. Por ai duhet të jetë i aftë tani dhe ai është. Ai tashmë më ka treguar se është një personalitet i duhur edhe në dhomën e zhveshjes – ai ishte ndoshta edhe më i lartë se sa isha në gjysmë kohe.”, përfundoi Klopp.

 

Adrian arriti të bllokonte gjuajtjen e Tammy Abraham duke I dhënë Liverpool fitoren me rezultatin 5-4.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *