Megjithëse rezultatit të dobët, ndeshja e futbollit Shqipëri-Islandë priti mijëra tifozë në ‘Air Albania’ gjatë mbrëmjes së të martës.

 

Ndër ta, personazhe të njohur të botës së politikës, medias apo show-bizit.

 

Në stadium ka qenë dhe i Dërguari Special i Qeverisë gjermane për Ballkanin, Emanuel Sarrazi, i cili ndoqi ndeshjen së bashku me kreun e Gruptit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

 

Në fotot që qarkulluan në media, Sarrazi shihet krah Ballës teksa komentonin lëvizjet e futbollistëve në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *