I dërguari i posaçëm i departamentit amerikan të shtetit për ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, viziton Serbinë.

 

Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren, Ana Brnabiç.

 

Pas ndalesës në Beograd, Escobar do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet gjithashtu me krerët e shtetit.

 

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në rajon, vjen tre ditë para rundit të ri të bisedimeve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në ohër të Maqedonisë së Veriut.

 

Të martën në Serbi, përfundoi vizitën dyditore edhe i dërguari i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak, i cili u shpreh se pa formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, nuk ka marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *