E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I dënuar për vjedhje dhe i deportuar dy herë, shqiptari i pashqetësuar në Britaninë e Madhe, reklamon “Ferrarin” dhe jetën luksoze

Një hajdut serial shqiptar, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë nga Britania e Madhe, është shfaqur me Ferrarin e tij në rrugët e Londrës, ku është kthyer fshehurazi.

Dorian Puka, 28 vjeç, i veshur me Gucci, postoi një video në llogaritë e tij në Instagram dhe TikTok, ku ai shfaqet duke drejtuar makinën ultra luksoze.

Reklamë

Zyra e Brendshme pranoi se shqiptari ishte deportuar më parë, por tha se ishte e pafuqishme ta bënte këtë përsëri derisa kërkesa e tij për azil të trajtohej plotësisht.

Që nga kthimi në Britani, Puka ka postuar një sërë makinash luksoze, ushqime dhe qëndrime në hotele të shrenjta.

Reklamë

28-vjeçari fillimisht u burgos për nëntë muaj për një tentativë vjedhjeje në vitin 2016 përpara se të dëbohej vitin e ardhshëm.

Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu sërish një vjedhje.

Nuk është e qartë se si u kthye në vend. Ai përfundimisht u arrestua, duke mbajtur një orë të shtrenjtë të vjedhur, nga një oficer në Londrën jugperëndimore.

Puka u burgos për tre vjet e gjysmë, por kjo nuk e pengoi atë pas hekurave të vazhdonte të tallej me sistemin e burgjeve në Britani.

Ai u deportua në mars 2020, por u kthye në janarin e ardhshëm. Postimet në rrjetet sociale treguan se ai kishte udhëtuar nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

Informacioni iu kalua Zyrës së Brendshme, por pavarësisht një paralajmërimi se ai “duhet të jetë i përgatitur për t’u përballur me ndjekjen penale dhe largimin”, ai vazhdoi të jetonte në Mbretërinë e Bashkuar pa pengesa. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë