E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuar për prostitucioni, drogë e vjedhje/ Arrestohet 37-vjeçari vlonjat

Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar, i dënuar për disa vepra penale në Itali, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi Ergust Dumitru (Bubeqi), lindur dhe banues në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Itali e ka dënuar ne 2018 me 9 vjet e 10 muaj burg për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, Dumitru ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007.

Arrestimi u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë