Vendi
I dënuar me rreth 4 vite burg, arrestohet Ilir Xaka, për çfarë akuzohet

Ilix Xaka, i dënuar me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga Komisariati i Policisë së Krujës.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Xaka, 46 vjeç, banues në Krujë.
Reklamë
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Donika Kastrioti”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




